Francë/ Personat që nuk vaksinohen, nuk do të përdorin transportin publik
Personat të cilët do të refuzojnë të vaksinohen ndaj virusit COVID-19, mund të ndalohen të përdorin transportin publik në Francë.
Kështu thuhet në një projektligji, i cili ka shkaktuar reagime të shumta nga opozita.
Kryeministri francez Jean Castex, pati mbështetje të plotë nga kabineti i tij për projektligjin që krijon një kornizë ligjore për trajtimin e krizave shëndetësore, ku përfshihet edhe pandemia e koronavirusit.
Sipas projektligjit, i cili pritet të paraqitet në parlament, qytetarëve do t’u duhet test negativ ose një vërtetimi që janë vaksinuar në mënyrë që të përdorin transportin urban, por edhe aktiviteteve të tjera të përcaktuara paraprakisht.
Nga sondazhet e kryera deri më tani në publik, 55% e francezëve janë shprehur se nuk do ta merrnin vaksinën ndaj koronavirusit./Opinion.al