(Foto) Proteste simbolike: Aktivistet e Forumit Rinor te PD-se
Aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të pakënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve në qytetin e Bujanocit kanë vendosur lule në gropat e krijuara në disa rrugë kryesore të qytetit.
Ky aktivitet shënon një protest paqësore e simbolike kundër neglizhencës së pushtetit lokal, i cili ka ndarë rreth 3 milion dinarë nga buxheti komunal për mirëmbajtjen e rrugëve, por që si duket ka vendosur ta vazhdojë gjumin dimëror.
Aktivistët tanë kanë paralajmëruar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në rrugë tjera në komunën tonë, nëse nuk merren masa nga pushteti lokal për sanimin e këtyre rrugëve.