Foto/ Patriotë me zemër! Shikoni çfarë po bëjnë tifozët kosovarë në Prishtinë
Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë përmes një postimi në faqen zyrtare, grupi i tifozëve Plisat e ka filluar grumbullimin e ushqimeve dhe veshmbathjeve, që sot në orën 15:00 do të dërgohen në Shqipëri në ndihmë të familjeve të prekur nga tërmetet.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkangjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e Plisave, të cilët vazhdimisht shkojnë në stadiume në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë.