Lajme

Foto: Kurti e Gërvalla nuk përshëndeten me Osmanin pas adresimit të zv.presidentit amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla po qëndrojnë në Munih ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë. 

Anise të tre përfaqësojnë Kosovën, takimet i kanë pasur të ndara. Ndërkohë, deri më tani nuk kanë publikuar asnjë fotografi së bashku, transmeton Nacionale. 

Osmani, e cila garoi në një listë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e vitit 2021, tash e sa kohë i ka bërë publike mosmarrëveshjet me Qeverinë Kurti, duke përfshirë këtu edhe Donika Gërvallen, e cila drejton partinë “Guxo” të themeluar nga vetë ajo. 

Të premten, të tre kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance. 

Pas përfundimit të adresimit të tij, ata duket se nuk janë përshëndetur fare me njëri tjetrin.