[Foto] Arifi sot në fshatin Miratoc takoi fermerë, studentë, pensionistë dhe biznese të këtij vendi
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në fshatin Miratoc takoi fermerë, studentë, pensionistë dhe biznese të këtij vendi.
“Komuna e Preshevës gjatë pandemisë Covid 19, ka orientuar një pjesë të madhe të buxhetit gjithashtu dhe duke i shtuar donacionin nga Qeveria e Kosovës për ta menaxhuar në mënyrë sa më efikase situatën e krijuar nga pandemia globale.
Ndihem i kënaqur që të paktën përmes paketës sonë të urgjencës PRESHEVA 2020 u kemi dalë në ndihmë personave në nevoj të komunës sonë, institucioneve dhe shërbyesve publik që janë më aktiv dhe njëherit më të rrezikuar nga kjo situatë, gjithashtu edhe sektorit të ndërmarrësisë dhe bujqësisë” ka shkruar kryetari Arifi.
Më poshtë mund ti shihni fotografitë e vizitës së z.Arifi në fshatin Miraoc :