Lajme

Forumi Shqiptar mesazh ministrit malazez Bogdanoviq: Flamuri Shqiptar, është amanet i Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut

Forumi Shqiptar, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e ngrehjes së padisë kundër organizatorëve të Logut të Zojës së Grudës në Tërgajë.

“Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetem e keni njollos vehten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar, drejtuar Ministrit të Kulturës së MZ, Aleksandar Bogdanoviq.

Nga Forumi Shqiptar, kumtuan se nuk do të lejojnë dënimin e qytetarëve të Malësisë, as krahasimin e tubimit kulturor pranë Lumit Cem, në të cilin vetem u këndua, me tubimet që bëjnë thirrje për urrejtje, me mesazhe shoviniste, jo vetëm drejt Malit të Zi, por edhe vendeve të tjera fqinje , thuhet në komunikatë nga kjo aleancë politike.
Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës , në reagim të Forumi Shqiptar, thuhet se është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në Qeveri “në krye të së cilës qendron një ministër që ka këtë qëndrim ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”.
Në reagimin e Forumit Shqiptar, drejtuar Bogdanoviqit, thuhet se si Minister i Kukturës edhe i shqiptarëve në Mal të Zi, duhet ta dinë se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu.