Të fundit

Formohet subjekti i ri politikë në Preshevë, Aleanca për Luginën

Ilir Sadriu i cili kohë më parë kishte dhënë dorëheqje nga PDSH ka njoftuar opinionin përmes një postimi se tani më gjithçka është gati për daljen në skenë të subjektit më të ri në komunën e Preshevë. Ai së bashku me Armend Aliun, kryetarin e ADSh-së nga sot nisëm rrugëtimin e ri poltik në Luginë

Njoftimi i z.Sadriu

Të dashur qytetarë,
Pas largimit tim nga Partia Demokratike Shqiptare, paralajmërova konsultime të gjera me ju për hapat e radhës në aspektin e politikës.
Me të gjithë ata që më përkrahën në këto procese jo të lehta, u dakorduam që, siç edhe kisha paralajmëruar, të vazhdojmë aktivitetin tonë politik si domosdoshmëri të kohës dhe të vështirësive që po kalon Lugina në përgjithësi e Presheva në veçanti.
Me këtë qëllim, pas konsultimeve me pjesën e anëtarëve, tashmë të shkëputur nga PDSH- ja dhe jo vetëm, dhe pas bisedimeve tona parimore me udhëheqësit e Alternativës Demokratike Shqiptare, nga sot, rrugëtimi politik yni do të jetë i përbashkët.
Në takimin tonë të sotëm, vendosëm që bashkë po fillojmë ndërtimin e ALEANCËS për LUGINËN e cila do të ofrojë një program profesional me zgjidhje për qytetarët e komunës sonë. Këtë e konfirmoi edhe Armend Aliu, Kryetar i deritashëm i Alternativës Demokratike Shqiptare.
Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë Këshillin inicues të kësaj lëvizjeje politike, andaj i ftojmë të gjithë, të cilët mendojnë se mund të kontribuojnë për një Preshevë e Luginë më të mirë dhe shpresëdhënëse, të na bashkohen në këtë rrugëtim.
Me respekt e konsiderata,
#ALEANCApërLUGINËN