Sporti

Formohet Klubi i atletikës “Presheva”

Në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës, për herë të parë u formua Klubi i Atletikës “Presheva”.

Ashtu si e kërkon edhe ligji dhe tradita kemi arritur të formojmë kryesin e klubit në mënyrë transparente me vota tê pjesmarrësve, janë shprehur iniciatoret e këtij klubi.

Kryesia e klubit është e përbër nga : kryetar, zv.kryetar si dhe këshilli drejtues.

Si kryetar është zgjedhur Ragmi Ibrahimi
Zv.kryetar Bujar Beqiri

Ndërsa këshilli drejtues i përbër nga 5 persona:
1.Avni Halimi
2.Veton Saqipi
3.Shkëlqim Azizi
4.Valmir Ajdini
5.Burim Kurtishi

Gjithashtu si pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e emrit të klubit , ku pas disa propozimeve me anë të votave është vendosur që klubi të mbaje emrin : Klubi i Atletikës “Presheva”.

Ditëve në vijim kryesia e klubit do të përfundojë edhe procedurat institucionale , ku pastaj do ti pret rruga e gjatë për arritjen e sukseseve duke prezentuar Luginën e Preshevës në mënyrë të dinjitetshme.