Fondi për Qëllime Humanitare ka filluar shpëndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike
Fondi për Qëllime Humanitare, Kryqi i Kuq dhe Qendra për punë sociale në bashkëpunim me Bashkësitë Lokale u dakorduan që këto ndihma të shpërndahen për këto kategori:
1. Personat mbi moshën 65 vjeçare dhe që nuk kanë përkujdesje
2. Familjet të cilat janë në vetizolim
3. Familjet me.kushte të rënda ekonomike dhe sociale
Gjithsej do të shpërndahen 300 pako për 300 familje