BoksSporti

Fondacioni Keta do të ndërtoj një shkollë të sporteve të boksit në palestrën e shkollës “ Gjergj Kastrioti” në Preshevë


Kampioni botëror i boksit Ismail Keta pas vizitës në Preshevë, njofton se në palestrën “Gjergj Kastrioti ” do të ndërtohet një shkollë e sporteve të boksit. Po ashtu kampioni në fjalë njoftoi se Fondacioni Keta, do të angazhohet për projekte të reja për komunën e Preshevës.

Postimi i plotë i Ketës:

Pas vizitës time mbreslënese në #Preshevë dhe bisedës me bordin e fondacionit KETA 4 Kids e.V. përveç renovimit në kopshtin e mbi 750 fëmijëve shqiptare, ku puna filloi, vendosëm tju ndërtojme atyre dhe fëmijëve tjer preshevarë edhe një shkollë të sporteve të boksit në palestren e shkollës “Gjergj Kastrioti” me qëllimin kryesor „forcimin e karakterit të fëmijëve preshevarë dhe guximi për të mos e braktisur e dalur zot atij vendi shqiptar“ !
Pas këtyre dy projekteve, dëshiroj të vazhdojme edhe me projekte tjera në Preshevë për të cilën mund të jepni edhe ju ide dhe të bashkoheni për të kontribuar edhe ju që e njihni dhe doni Preshevën 🙏🏻
Njejtën kohë, dua tju bëj të ditur që çdo cent i dhuruar në fondacionin Keta 4, shkon në destinacionin e dëshiruar, pasi filluar nga puna e stafit deri edhe tek pulla e postes, ne e paguajme vet ✌️.