Lajme

Fluturimet mes Serbisë dhe Greqisë pezullohen deri më 15 korrik

Për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë Covdi-19 dhe me qëllim mbrojtjen e pasagjerëve dhe qytetarëve, Agjencia e Aviacionit Civil në Greqi (NOTAM) ka publikuar udhëzime të reja ku urgjentisht ndalohen fluturimet midis Greqisë dhe Serbisë. Fluturimet mes këtyre dy vendeve pezullohen deri më 15 korrik.

Nga ky vendim përjashtohen personat që janë anëtarë të familjeve shtetas të BE-së, qytetarë nga zona Shengen si dhe persona që udhëtojnë për raste esenciale, për personelin shëndetësorë, persona që kanë leje qëndrimi në BE, studentë, fluturime tranzit, personali qeveritar, ushtarak dhe diplomatik./Alsat