Boks

Florian Marku: 13 ditë isha me temperatur, s’e di nëse e kalova koronavirusin!

Boksieri shqiptar, Florian Marku, thotë se mund të ketë kaluar Koronavirusin, virus që po prek gjithë botën.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare, Marku tha se ka qenë 13 ditë me temperature, shenja të virusit COVID-19.

Sido që të jetë, ai thotë se tashmë ndihet shumë më mirë, derisa i ka dërguar mesazh të gjithëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë “mund ta luftojmë armikun e padukshëm”, raporton Gazeta Express.

Postimi i Markut në Facebook:

Nuk e di nëse e kalova koronavirusin apo jo , Por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur. Tani ndjehem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shtëpi. Asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë . Ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi, kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e secilit nga ne. Bëni durim, ky virus do të marrë fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi, dhe nuk infektojmë të tjerë./gazetaexpress/