Lajme

Flet lypsari që u sulmua nga Tomë Gashi: Ja çka i thash avokatit

Fatosi, është një i ri, pjesëtar i një komuniteti pakicë në Kosovë, që gjendja e rendë sociale e detyron atë të dalë si lypës në sheshin “Nenë Tereza” të Prishtinës. Për të marrë vëmendjen e kalimtarëve, që t’i dhurojnë para në ndihmë, ai këndon ‘ilahi’.

Puna, për siç thotë ai, për “idare”, pak ditë më parë i pengoi një avokati, që derisa po kalonte në sheshin e kryeqytetit i hodhi me shkelem kutinë me parë që i ishin dhuruar këtij të riu.

Një video e publikuar para disa ditëve në media, ku shihej avokati Tomë Gashi duke shkelmuar kutinë me parë që i ishin dhuruar një lypsari në sheshin kryesorë të Prishtinës, nxiti javën e shkuar një protestë simbolike në Prishtinë.

Disa aktivistë për të drejtat e njeriut që e kundërshtuan sjelljen e avokatit që i shqelmoi paratë një lypsari, kërkuan që Tomë Gashit t’i hiqet edhe licenca e avokatisë.

Por, përkundër kësaj avokati i njohur kosovar nuk u pendua në asnjë moment. E as që u bë fjalë që të kërkojë falje për gjestin e tij vandal ndaj të riut nevojtar, pjesëtarë i komuniteteve, që po lyptë para për ndihmë në qendër të Prishtinës.

Një javë pas kësaj ngjarje, i riu ka dalë serish në shesh për të kërkuar para, nga kalimtaret e rastit.

Emri i tij është Fatos, dhe ka folur Gazeten Online “Reporteri.net”, rreth ngjarjes së pakëndshme që i ka ndodhur disa ditë më parë.

Fatosi thotë se nevoja, për shkak të gjendjes së rëndë sociale në familje, e ka detyruar atë që të dalë në shesh si lypsar.

E këtë e bënë duke kënduar ilahi – këngë fetare myslimane.