Flet drejtori i Urgjencë Kombëtare të Shqipërisë pasi u infektua me koronavirus
Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka rezultuar pozitiv me covid19. Ai së fundmi ka bërë reagimin e tij të parë që pas infektimit ku ka thënë se është në gjendje të mirë ndërsa aktualisht po kurohet në banesë
Ai në fund të reagimit të tij ka bërë edhe një apel për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëhen të padukshëm për virusin.
“Mirembrema te gjitheve.
Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!