“Fitorja” zgjati vetëm tre javë, koronavirusi rikthehet në Mal të Zi
Tre javë pasi deklaroi se nuk kishte më raste të koronavirusit, Mali i Zi ka raportuar një të infektuar të ri. Ky është rasti i parë i raportuar që nga 5 maji.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një person që ka ardhur nga Bosnja fqinje. Instituti për Shëndetin Publik, tha që pacienti i infektuar ishte në izolim në Podgoricë.
Mali i Zi, një ish republikë Jugosllave me 620,000 njerëz, ekonomia e të cilit mbështetet shumë në të ardhurat e turizmit, deri më tani ka raportuar 325 raste të konfirmuara dhe nëntë vdekje.
Kryeministri Dusko Markoviç shpalli vendin të çliruar nga koronavirusi më 25 maj./opinion.al