Fillon heshtja zgjedhore, votimi më 21 qershor
Heshtja zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale fillon nga sot dita e premte dhe zgjatë deri sa të mbyllen vendvotimet të dielën më 21 qershor ora 20:00.
Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore janë të ndaluar propaganda, mbajtja e tubimeve publike dhe publikimi i vlerësimeve të rezultatit të zgjedhjeve gjithashtu 50m larg vendvotimeve është e ndaluar shfaqja e simboleve dhe materialeve tjera propaganduese.
Në ditën e votimit më 21 qershor nga ora 7 deri në orën 20 është e lejuar publikimi i raporteve ku kandidatët votojmë por jo edhe deklaratat e tyre, përcjellë Titulli.com.
Mediat kanë të drejtë te emetojnë informacione mbi numrin e votuesve apo spoteve të organeve kompetente republikane apo organizatave joqeveritare të cilët ftojnë dhe udhëzojnë qytetarët kur dhe si duhet të votojnë.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës mundë të votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe në nivel republikan të drejtë vote kanë 6.583.665 qytetarë në 8.386 vendvotime.
Ndërsa në komunën e Bujanocit do të votohet edhe për zgjedhjet lokale në 59 vendvotime dhe marrin pjesë 5 lista shqiptare ndërsa të drejtë vote kanë 43.480 votues./