Lajme

Festohet dita e çlirimit të Preshevës, ushtria homazhe në qendrën qytetit

”15 Nëntori” shënon çlirimin e komunës së Preshevës nga Lufta e Dytë Botërore, kjo ditë u shënuar sot para komunës së Preshevës më konkretisht 50 metra larg objektit, pranë pllakatës përkujtimore që është e vendosur.

Të pranishëm në shënimin e kësaj dite ishin përfaqësues nga Trupi Koordinues, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, gjeneral ushtarak, ushtarë, pjesëtarë të policisë, veteran dhe aktivistë të ndryshëm.

Para pllakatës përkujtimtimore u vendosën disa kurora nga të pranishmit të cilët përfaqësonin institucione të ndryshme.

Duke mos harruar të vendosin nga një buket me lule dhe pranë shtatores së Abdulla Krashnicës si dhe në shtatoren e Dushan Tojagës të cilat ndodhen para objektit të komunës.

Videon mund ta shifni duke klikuar në linkun e mëposhtē ;
Kliko : https://youtu.be/4eLhgyN8_XA