Lajme

FBI trajnon efektivë të Policisë së Kosovës

Ekspertë nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e kanë trajnuar për një javë anëtarët e Policisë së Kosovës për negocimin e krizave – informoi vetë kjo polici.

Në trajnim u përfshinë 25 anëtarë, mes tyre zyrtarë të njësive të ndyshme policore, të cilëve u është dhënë mundësia të fitojnë praktika të reja nga një agjensi me nivel të lartë autoriteti dhe profesionalizmi, siç është FBI-ja – komentojnë kështu dhe disa media serbe që kanë raportuar lajmin.

Policia e Kosovës shtoi se trajnimi është pjesë e bashkëpunimit të ICITAP me partnerët nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës si forca kryesore e zbatimit të ligjit në vend, ka punuar vazhdimisht me shtete të ndryshme dhe me agjenci profesioniste për të ndërtuar kapacitete po ashtu profesioniste të efektivëve të saj