Shëndetësi

Fantastike, shkencëtarët shpikin testin që zbulon kancerin 4 vjet para se të shfaqet

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve ka zhvilluar një test jo-invaziv të gjakut që mund të zbulojë nëse një individ ka një nga pesë llojet e zakonshme të kancereve, katër vjet para se gjendja mund të diagnostikohet me metodat aktuale.

Testi i quajtur PanSeer zbulon kancerin e stomakut, ezofagut, kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë.

Qëllimi përfundimtar do të ishte kryerja e testeve të gjakut si kjo në mënyrë rutinore gjatë kontrolleve vjetore të shëndetit. Por më kryesorja tani është testimi i njerëzve në rrezik më të lartë, bazuar në historinë familjare, moshën ose faktorët e tjerë”, tha Kun Zhang, një nga autorët kryesore të këtij studimi

Ky zbulim është i rëndësishëm sepse mbijetesa e pacientëve me kancer rritet ndjeshëm kur sëmundja identifikohet në fazat e hershme. Tumori mund të hiqet në mënyrë kirurgjikale ose të mjekohet me ilaçe të përshtatshme.

Studiuesit theksojnë se analiza PanSeer ka shumë të ngjarë të identifikojë pacientët që tashmë kanë rritje kanceroze, por mbeten asimptomatike për metodat aktuale të zbulimit. Ekipi arriti në përfundimin se studime të mëtejshme në shkallë të gjerë janë të nevojshme për të konfirmuar potencialin e testit, për zbulimin e hershëm të kancerit në individët asimptomatikë.