Të fundit

Familjet e prekura nga vërshimet, u vizituan përfaqësuet të Kryqit të Kuq

Kryqi i Kuq s’bashku me përfaqësues nga Komuna e Preshevës sot vizitoi familjet e prekura në Rahovicë dhe Raincë nga vërshimet.

Në bazë të evidencës së Komisionit të formuar nga Komuna e Preshevës, Kryqi i Kuq bëri shpërndarjen e pakove ushqimore.

Poashtu familjet e prekura nga vërshimet u pajisën me makina të cilat bëjnë largimin e lagështisë.

Me qëllim parandalimit të epidemisë, u bë edhe dezinfektimi i shtëpive dhe bizneseve që u prekën nga vërshimet.