Bota

Putin falënderon Trumpin për parandalimin e një sulmi terrorist në Shën Petersburg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për ndihmë pasi që inteligjenca amerikane iu ndihmoi rusëve të parandalojnë një akt terrorist.

Kremlini në një komunikatë ka konfirmuar bisedën telefonike mes dy presidentëve, në të cilën Putini i tha Trumpit se inteligjenca amerikane ndihmoi në zbulimin e një sulmi terrorist në Shën Petersburg, raporton KTV.

Mediat ruse kanë raportuar se dy shtetas rusë janë arrestuar, lidhur me planifikimin e sulmit terrorist.