Teknologji

Facebook-u ndërron emër, shndërrohet në platformën Meta

Facebook ka njoftuar se emri i ri i platformës do të jetë Meta. Kompania, e cila bërë të ditur këtë ndryshim përmes një konference, ka thënë se emri i ri përshtatet më shumë me atë që bën tani.

Riemërtimi është i lidhur me një botë virtuale dhe pajisje të njohur si “metaverse” për të riparuar reputacionin e Facebook dhe për të kthyer faqen pas një serie makthesh PR, duke përfshirë keqinformimin në platformat e tij, dështimet e moderimit të përmbajtjes dhe zbulimet rreth efektit negativ që produktet e tij kanë në shëndetin mendor të disa përdoruesve.

Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë se “meta” është fjalë greke që do të thotë “përtej”.

“Për mua kjo gjë simbolizon se ka gjithmonë diçka më shumë për të ndërtuar dhe ky është një kapitull i ri”, ka thënë Zuckerberg.

Ndryshimi i emrit vjen pas një morie rrëfimesh negative për Facebook-un, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore.

Frances Haugen, e cila ka punuar më parë për kompaninë, e ka fajësuar atë se ka prioritet përfitimin përpara sigurisë.