Facebook dhuron 720 mijë maska të emergjencës
Shefi i Facebookit, Mark Zuckerberg ka thënë se kompania e tij do të dhurojë 720 mijë maska të saja rezervë për raste të emergjence, për punëtorët shëndetësorë në SHBA.
“Për të ndihmuar, Facebook ka dhuruar rezervat emergjente të 720 mijë maskave, të cilat ne i kemi blerë në rast se do të vazhdonin zjarret e mëdha”, ka thënë Zuckerberg në një postim, duke shtuar se kjo kompani është “duke shikuar mundësit për të dhuruar shumë më tepër”, transmeton KOHA.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur kërkesa e maskave respiratorë në masë të madhe për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, përgjatë 18 muajve të ardhshëm, do të blejnë 500 milionë maska, si pjesë e Strategjisë Nacionale, raporton reuters.