Bota

Evropës do t’i nevojiten së paku 500 miliardë euro për t’u këndellur nga kriza

Drejtori i Mekanizmit Evropian për Stabilitet, Klaus Regling, ka thënë se institucionet e Bashkimit Evropian duhet t’i dhurojnë edhe së paku 500 miliardë euro për ta ngjallur ekonominë pas krizës së koronavirusit.

Në intervistën e dhënë për gazetën italiane, “Corriere della Sera”, të publikuar të dielën, Regling tha se mënyra më e lehtë për organizimin e fondeve të tilla do të ishte përmes Komisionit Evropian dhe përmes buxhetit të BE-së.

“Do të thoja se për fazën e dytë kemi nevojë për 500 miliardë euro të tjera nga institucionet evropiane, por mund të jenë më shumë”, tha ai për gazetën e njohur italiane.

“Për këtë arsye, ne kemi nevojë që të diskutojmë për instrumentet e reja me mendje të hapur, por edhe t’i përdorim institucionet ekzistuese, sepse është më lehtë, përfshirë veçanërisht Komisionin Evropian dhe buxhetin e BE-së”, shtoi Regling.

Ndryshe, ministrat e financave të vendeve të BE-së arritën marrëveshje më 9 prill për ndarjen e 540 miliardë eurove për rimëkëmbjen e ekonomisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Udhëheqësit e vendeve të BE-së do të mbajnë një video-konferencë më 23 prill për të diskutuar në lidhje me fondet shtesë që do të përdoren për t’i luftuar efektet negative të pandemisë