Evakuohet qyteti britanik, frikë nga shembja e digës së rezervuarit
Mijëra banorë janë evakuuar nga një qytet i vogël në Derbyshire nga frika e përmbytjeve që mund të shkaktohen përveçse nga moti i keq dhe nga shembja e mundshme e një dige të rezervuarit të Toddbrook.
Muri I digës së rezervuarit në fjalë është dëmtuar shumë si pasojë e reshjeve dhe mund të çahet nga momenti në moment duke u kthyer kështu në një rrezik për banorët e zonës.
Inxhinierët kanë instaluar dhjetëra pompa në rezervuar për të ulur sado pak nivelin e tij, por duket se përpjekjet janë minimale pasi në orët në vijim parashikohet një përkeqësim i motit.
Video