‘Etem Arifi, super hero, për 1 vit i rrëzoi dy Qeveri’
Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, dhe zyrtarisht vendi do tëshkojë drejt të parakohshme.
Të gatshëm për zgjedhje janë deklaruar edhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ndërsa sot Vjosa Osmani do të pres në takim liderët e partive politike ku do të diskutohet dhe data e këtyre zgjedhjeve.
Por është gazetari i komunitetit rom, Sejnur Veshal i cili ka ironizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth legjitimitetit të Qeverisë Hoti.
Ai ka përmendur rastin e deputetit ashkali, Hetem Arifi.
“Per një vit, dy qeveri i rrëzoi, Hetem Arifi #superhero #61shi. Ne, komunitetet, mundemi me u ndi shumë SHTETFORMUSA, me apo pa vetëdije, qeveria m’ varet prej nesh dhe kontributit krucial të platformave tona . #61shi”,ka shkruar ai në Facebook.