Eskalon protesta në SHBA: Një person plagoset me armë brenda Kongresit
Protestuesit pro-Trump janë futur brenda ndërtesës së Kongresit ku po bëhej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit ku fitoi Joe Biden.
Protestuesit pas përleshjeve me policinë amerikane janë futur brenda ndërtesës së Kongresit me dhunë ndërsa ka pasur edhe të lënduar.
The Spectator Index raporton se një person është qëlluar me armë zjarri brenda ndërtesës së Kongresit, raporton Gazeta Express.