Eroll Belegu tallet me slloganin e VV’së: Jo erdhi dita, po erdhi Tita
Eroll Belegu nga AAK’ja është talluar me slloganin e Vetëvendosjes të cilin këta të fundit e kanë zyrtarizuar ‘Erdhi dita’, ndërsa Belegu e ka kthyer në ‘Erdhi Tita’.
Kandidati i AAK’së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëherit nënkryetari i kësaj partie, Erolld Belegu,si duket e ka bërë këtë për shkak të premtimeve të Kurti për krijimin e shërbimit obligativ ushtarak.
Belegu ditë më partë në një emision televiziv kishte thënë që shërbimin e obligueshëm ushtarak siç propozon VV’ja e ka Koreja Veriore, Kuba, Kina e Rusia, duke e krahasuar me Enver Hoxhën e Josip Broz Titon.
Kujtojmë që sllogani i VV’së tanimë gjendet në faqet e secilit anëtarë të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.