Erdogan: Turqia, kundër çdo shteti që përkrah Izraelin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se shteti i tij do të kundërshtojë secilin shtet që përkrah Izraelin, duke shtuar se ky shtet po bën terror në Palestinë.
Presidenti turk u ka bërë thirrje fuqive perëndimore që të mos heshtin ndaj veprimeve të Izraelit në Palestinë, duke thënë se ata që kanë veshë të shurdhër, janë ata që po shkatërrojnë vlerat e tyre perëndimore.
Më 26 korrik, forcat izraelite vranë një palestinez në protestat javore që po mbahen në kufi me Izraelin. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë ftohur për një seri çështjesh.
Turqia ka ashpërsuar gjuhën ndaj këtij shteti, qëkurse presidenti amerikan e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.