Bota

Erdogan: Pagën time për 7 muaj do t’ia fali popullit tim

Presidenti i Republikës së Turqisë sot në një komunikatë për media e hapi kampanjën ” Solidariteti Kombëtar”.

Situata në Turqi po vështirësohet dita ditës për shkak të koronavirusit, i cili po ndikon edhe në rënien e ekonomisë.

Turqia duke marrë masa parandaluese për mospërhapjen e pandemisë sot e ka filluar kampanjën “Solidariteti Kombëtar”

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Erdogan në një komunikatë për media.

” Në këto ditë të vështira duhet të solidarizohemi me njëri tjetrin, të mbrohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, unë sot para juve po e bëjë hapjen e kampanjës “Solidariteti Kombëtar” duke sfiduar të gjithë zyrtarë e tjerë. Unë këtë kampanjë po e fillojë duke falur rrogën time për 7 muaj atyre që kanë nevojë dhe janë në kushte të rënda ekonomike” tha Erdogan.