Enver Hoxhaj u premton pasaporta të Kosovës preshevarëve
Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, të cilit u ka premtuar se qytetarët e Luginës së Preshevës do t’i pajis me pasaporta të Republikës së Kosovës. Por, një premtim të tillë Hoxhaj nuk e bëri në Preshevë, por nga restorant “Pinochio” në Prishtinë, raporton portali “Front Online”.
Hoxhaj përmes “Facebookut” ka njoftuar se ka diskutuar me të parin e Preshevës për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës.
Hoxhaj ka shkruar se qeveria e re e udhëhequr nga PDK-ja do të luftojë fushatën e egër të Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës.
“Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të luftojë me të gjitha rrugët diplomatike fushatat e egra të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë atë të fshirjes së adresave”, ka shkruar Hoxhaj