Entografi francez: Shqiptarët ishin njerëz më të bukur në Perandorinë Osmane
Bue Ami ka qenë etnograf, gjeolog dhe udhëtar francez, që ka shkruar për shumë shtete që ka vizituar, mes tyre edhe Shqipërinë e Turqinë, ndërsa në përshkrimin e tij për turqit, ai gjithashtu ka shkruar për shqiptarët atje, duke thënë se janë raca më e bukur në perandori, shkruan Gazeta Metro.
Ami punoi për një kohë të gjatë në Vjenë. Bëri udhëtime të gjata në Evropë e në Ballkan dhe në Shqipëri në veçanti.
Veprat e tij kryesore me interes për çështjet shqiptare janë Turqia Evropiane në 4 vëllime dhe Përmledhje udhëtimesh në Turqinë Evropiane1854) në 2 vëllime.
Aty paraqet të dhëna për historinë politike e ekonomike të Shqipërisë, dhe për veçoritë e kulturës materiale e shpirtërore (organizimi shoqëror, banesa, veshjet; cilësitë morale etj.) Megjithëse jep disa vlerësime të diskutueshme, të dhënat e autorit kanë vlerë njohëse historike.
Në fushën e gjeologjisë, në veprën kryesere “Përshkrim gjeologjik i Turqisë Evropiane (Esquisse gëologique de la Turquie d’Europe, Paris 1840). ka përcaktuar depozitimet e kretakut, të paleogjenit e të neogjenit dhe, ndër të tjera, ka folur për vendburimin e serës së Selenicës, për ujërat termominerale të Dibrës e të Fushë-Krujës, si dhe për gjipset e Vlorës./ministrialajmeve.com