Lajme

Engel: SHBA do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës

Shtetet e Bashkuara gjithnjë do të qëndrojnë përkrah Kosovës, sepse Kosova është pjesë e asaj çka ne jemi në SHBA. Kështu ka deklaruar sot kongresisti amerikan, Eliot Engel, në përurimin e ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë.

Kongresisti amerikan tha se nuk ka asnjë shtet që punon më afër me Kosovën sesa SHBA-të.

Ndërkaq, ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet u shpreh se inaugurimi i kësaj ambasade, është manifestim i angazhimit të shtetit amerikan për partneritet afatgjatë me Kosovën.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh falënderues ndaj popullit amerikan.