Lajme

Endrit Shala e Vesel Krasniqi të dënuar, KQZ i përjashton nga lista zgjedhore e NISMA’s

Ish-ministrat e Nisma Socialdemokrate tash kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi nuk do të mund të garojnë në këto zgjedhje, shkruan Reporteri.net. 


Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se vec Shalës e Krasniqit nga lista e Nisma’s nuk do të certifikohen nga KQZ-ja.

Kandidatët që u është ndaluar garimi në këto zgjedhje, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.

Kujtojmë se 47 kandidatë për deputet në Kosovë nuk do t’u lejohet që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky ka qenë vendimi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ishin të dënuar në tri vitet e fundit.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se personat e dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidatë për deputetë dhe as të fitojnë mandat në Kuvend.

“Në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në konstatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.