Ende nuk është gjetur Besnik Osmani, kërkimi vazhdon edhe nesër
Gjatë ditës së sotme familjarë, bashkëvendasë dhe qytetarë të Komunës sonë janë bashkangjitur vullnetarisht për të kërkuan Besnik Osmanin i cili rezulton i zhdukur që nga data 24 mars 2020.
Gjatë kërkimit në teritorin ku dyshohet se ka tentuar të futet në fshatrat e karadakut të Preshevës sot ekipa e organizuar nuk ka gjetur asnjë gjurmë.
Kërkimi do të vazhdojë edhe nesër, organizatorët bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi t’i bashkangjiten këtij aksioni! Duhet të mirret parasysh se tereni është i vështirë andaj të jeni të pergaditur fizikisht.
Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkangjiten aksionit,duhet të mblidhen para Objektit të Komunës sepse nisja bëhet në mënyrë të organizuar nga ky vend në ora 08:00.
Ju falemnderit të gjithëve e urojmë që vëllau ynë,Besniku,të gjindet shëndoshë e mirë e të kthehet sa më shpejt në gjirin familjar.