Ende nuk është e qartë se kush është fitues i zgjedhjeve në Izrael
Sipas rezultateve të Exit Poll ende nuk dihet se kush është fitues në zgjedhjet në Izrael.
Kryeministri Benjamin Netanyahu, lider i partisë së djathtë Likud, po kërkon mandatin e tij të pestë, por është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga gjenerali i pensionuar, Benny Gantz i aleancës së kaltër dhe të bardhë.
Gantz po e sfidon Netanyahun në çështjet kryesore të sigurisë dhe ka premtuar pastrim të politikës nga të korruptuarit.
Sipas sondazheve partia e krahut të djathtë me Netanyahun në krye kishte më shumë gjasa që të fromonte koalicionin qeverisës.
Deri më tani, asnjë parti nuk ka fituar një shumicë në Parlamentin me 120 ulëse, që nënkupton se do të kalojnë ditë e madje javë derisa të përfundojnë negociatat për koalicion.
Në sondazhin e fundit të realizuar të premten, Partia e qendrës, e Kaltër dhe Blu, në krye me Gantz, pritet të fitojë 30 ulëse në Parlament, derisa partia Likud e Netanyahut 26 ulëse, ka raportuar e përditshmja, Yedioth Ahronoth.