Lajme

Elvis Naçi për ata që flasin për Halil Kastratin: Të ofendojmë një njeri si ai, nuk i shërbejmë Shqiptarisë

Reagime të shumta janë bërë ditëve të fundit në drejtim të humanistit, Halil Kastrati dhe mënyrës se si realizohen shumë vepra bamirëse nga Shoqata Jetimat e Ballkanit.

Sipas disa personave humanizëm nuk do të thotë kur gjithçka xhirohet me kamera dhe publikohen. Por duke pas parasysh se Shoqatat Humanitare gjithmonë publikojnë veprimet e tyre, nuk dihet se pse shumë persona i janë vënë kundër Halil Kastratit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe teologu, Elvis Naçi, duke sugjeruar diçka për të gjithë ata që flasin për Halil Kastratin.

Naçi ka thënë se Halil Kastrati dhe në veçanti çdo shqiptarë që bën mirë duhet të meritojë respektin e të gjithëve dhe se forma se si mendon ai ta pasqyrojë bamirësinë është e drejtë e tij dhe askush nuk mund të imponojë diçka tjetër.

Ai ka porositur se me rëndësi është të bëjmë gjëra të mira në formën që mendojmë se është më e mira.