Të fundit

Elvis Naçi dërgon 50 ton ushqime në Luginën e Preshevës

Imami i mirënjohur Elvis Naçi përmes shoqatës ‘ Firdeus’ që ai menaxhon ka siguruar 50 ton ushqime për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përcjell Ministria Lajmeve.

Lajmin e ka bërë ditur z.Naçi në një postim të tijin në profilin e tij zyrtar.

Postimi i plotë :

Elvis Naçi: LAJM MADHESHTOR! LUGINE JEMI ME JU! LUGINE NUK JU HARROJME!
Sot jam i gëzuar, zemra mal, sepse pas shumë pëpjekjeve arritëm të cojmë 50 ton ushqime në Luginën e Preshevës. Do të jemi në Preshevë, Medvegjë, Bujanovcë.
Sa shumë lutje e falenderime na keni çuar, por ne sot jemi të gëzuar se konkretizuam sakrificat për t’i dërguar ndihmat tek shqiptarët tanë.
TE NDARE NE TROJE NE ZEMER NJE!
Lusim Zotin t’i shpërblejë të gjitha ata që mundësuan këtë mision për të gëzuar çdo familje shqiptare.
LUGINE JEMI ME JU! ????