“Ekstradimi i Morinës në Serbi mund të prishë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore”
Serbia edhe zyrtarisht ka dërguar kërkesë për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua ditë më parë në pikën kufitare Bllacë.
Nga ministria e Drejtësisë thonë se kërkesa e Serbisë të hënën do t’i dorëzohet gjykatës e cila merret me rastin.
Ai tha se ekstradimi nuk duhet të vij në shprehje pasi siç tha, mund të vij deri te prishja e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Megjithatë, kujtoj se ekstradimi i tij është komplet kundër të drejtave njerëzore është anti-ligjor, i papranueshëm dhe nuk do duhej të ndodhte, sepse një ekstradim eventual nuk është më në dëm të fatit personal të Tomor Morinës.
Por mund të ketë pasoja edhe për marrëdhëniet ndër-shtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, dhe nuk do të donim që raste të tilla të ndikojnë për prishjen eventuale, për çka na nuk jemi të interesuar fare si Kosovë“ Dedaj tha se sapo ka marr lajmin për arrestimin e Morinës, ka ndërprerë pushimin dhe ka ardhur në Shkup.
Ai tha se ambasada është angazhuar maksimalisht për rastin Morina. “I kemi kontaktuar Ministrinë e Drejtësisë, pastaj edhe Qeverinë. Kam takuar edhe personalisht edhe shefin e kabinetit, respektivisht këshilltarin për politikë të jashtme të kryeministrit Zoran Zaev, zotin Dane Taleski“ Dedaj gjithashtu tha se Morinën e kanë vizituar dy diplomatë të ambasadës, ndërsa paralajmëroi se do ta vizitojë personalisht.