Shqipëri

EKSKLUZIVE: Nesër hiqet masa e karantinës për Shqipërinë, pritet lëvizja e lirshme mes dy shteteve

Prej nesër pritet të hiqen dy kushtëzimet e Qeverisë së Kosovës për testim dhe karantinë 7-ditore të detyrueshme për qytetarët që vijnë nga Shqipëria.

Kështu thuhet nga disa media përmes burimeve në qeverinë e re të Avdullah Hotit.

Sipas këtyre burimeve nesër pritet që kryeministri Hoti të marrë vendimin për të lehtësuar udhëtimin mes dy shteteve shqiptare.

Kujtojmë se ish kryeministri Albin Kurti ditë më parë pas hapjes së kufijve vendosi dy kushte për shtetasit e Shqipërisë; e para të tregojnë tamponin që ka bërë dhe kanë rezultuar negativë, jo më i vjetër se katër ditë dhe e dyta nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme.

Vendimi i qeverisë së mëparshme ishte kritikuar nga politikanët kosovarë që e quajtën absurditet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili vendosi që shqiptarët që hyjnë në Kosovë të karantinohen për 7 ditë, deri në daljen e rezultatit të tamponit./arbresh.info/