Lajme

Ekipi shqiptar Guild Eagles në finale, mposhtin ekipin e përbërë nga serb e rusë

Ekipi shqiptar në CS:GO, Guild Eagles, ka bërë rikthim sensacional në hartën e fundit, për t’u kualifikuar në finalen e ‘lower bucket’ në turneun “CCT 2023 Online Finals 5”.

Guild Eagles, që tash janë nën pronësinë e kompanisë së David Beckham, fituan 2:1 në harta ndaj ekipit G2.

Në “Mirage”, ekipi shqiptar shkëlqeu duke fituar bindshëm 13:3.

Por në “Inferno”, ekipi që përbëhet nga lojtarë të ndryshëm evropianë, përfshirë një serb dhe dy rusë, triumfoi me rezultat 13:4.

U desh harta vendimtare në “Overpass” për ta vulosur fituesin. Dhe Guild Eagles, pavarësisht se ishin në disavantazh, në fund arritën të triumfonin 13:11.

Në finalen e ‘lower bucket’, Guild Eagles takohet me 9 Pandas nga ora 20:30. Në rast fitoreje, kualifikohet në finalen e madhe.