Eduart Ndocaj kërkon falje publikisht: I kam mashtruar shqiptarët…
Biznesmen i suksesshëm, politikan, një njeri me influencë ish deputeti Eduart Ndocaj bëhet i pari politikan në Shqipëri që ju kërkon falje shqiptarëvë për premtimet e pambajtura.
I thirrur së fundmi në emisionin ‘Dikush’ të ‘Gazetës Shqiptare ish deputeti u shpreh se i ka mashtruar shqiptarët.
Në këtë “mea culpa” ai thotë se mashtrimin e ka bërë duke i besuar fjalës së kreut të qeverisë Edi Rama.
Shefi i qeverisë akuzohet verbalisht nga Ndocaj, biznesmen në Itali, se nuk i ka kthyer borxhet e vjetra monetare apo edhe ato morale.
Ai tani është pjesë e siglës politike, Bashkimi Demokristian Shqiptar.