Edicioni i 10-të i festivalit ‘PreFoto’ këtë vit shfaqet ‘Livestream’
Pas një dekade, ceremonia e festivalit të PreFoto shfaqet livestream për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia. Pasi që ishte e pamundur hapja e festivalit me publik dhe një mbrëmje gala për këtë 10 vjetor, ceremonia u desh te mbahej nëpërmjet studios.
Imazhet e prezantuara në këtë ngjarje, u përshkruan si vepra artistike në kërkim të së vërtetës, ngushëllimit dhe humanitetit.
Stilet e ndryshme të këtyre çasteve të aparatit fotografik, nga juria janë konsideruar se dokumentojnë lëvizjet e lira dhe në fokus kanë ngacmimin estetik.
Juria Anke Lengwenus nga Zvicra , Ovi Popi nga Romania, Xhafer Xeka nga Shqipria kanë vendosur që këtë konkurs ta fitojnë nëpërmjet kategorive të selektuara si vijon:
Gjithashtu në këtë edicion kan prezentuar edhe disa fotografë elitar nga Ballkani të cilët janë jashtë konkurimi.
Afrim Spahiu, Andjela Petrovski,Arben Llapashtica, Ardian Fezollari, Arton Humolli, Bleron Caka, Burim
Myftiu, Eliza Hoxha, Jetmir Troshani, Mirsad Mujanovic, Rozafa Shpuza, Samir Zahirovic, Shkëlzen Rexha, Vladimir Jovanofski.
Fotografitë e edicionit të dhjetë të “PreFoto” do të qëndrojnë të ekspozuara për disa ditë, më gjatë se zakonisht për shkak të pandemisë në hapësirën e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.