Edi Rama tregon kur pritet të rindërtohen shtëpitë e rrënuara nga tërmetet
Brenda 2020 shpresojmë të fusim në shtëpia personat e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit të një dite më parë që goditi vendin. Deklarata vjen nga kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët kaluan natën në stadiumin e Durrësit.
Rama tha se për të gjithë ata që duan të kontribuojnë do t’u vihen në dispozicion një numër unik llogarie, ku cdo gjë do të bëhet transparente.
“Do të shpallim një numër unik, një llogari unike, që gjithçka të jetë e konstrolluar e monitoruar. kemi krijuar një sistem me kartë krediti nga e gjithë bota, dhe një sistem një adresë me bankën e Shqipërisë, po shikojmë teknikalitetet se bëhet për herë të parë, do e bëjmë përmes e-Albania shkon aty dhe është cdo gjë e monitoruar dhe për këdo që do të shohë do të ketë transparencë’ u shpreh Rama, i cili gjatë inspektimit u takua me Ministri Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behxhet Pacolli.
Nga ana e tij z.Pacolli u shpreh se pa kursyer asgjë përcjell gatishmërinë e Kosovës, për të bërë atë që mund të bëjmë e munden.