Shqipëri

Edi Rama : Shqipëria tash ka një president normal

Pas përfundimit të votimit në Kuvend, kryeministri Rama u shpreh në një deklaratë për mediat se Bajram Begaj është një figurë e pakontestueshme.

“I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe patjetër edhe përkushtimit për vendin. Partia Socialiste është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten. Ajo që ka rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen është që Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e Kreut të Shtetit, do të ketë një president normal për një vend normal”, tha Rama.