Edi Rama organizon festën e fitores në ‘Sheshin Skënderbej’
Kreu i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar të gjithë ata që ndihmuan në fushatën e kësaj partie për siç e ka quajtur ai festën e fitores, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka shkruar se ”Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”.
Kujtojmë se deri në këto momente, Partia Socialiste ka 73 mandate dhe me këtë rezultat mund të qeverisë e vetme, pasi që ka shumicën e thjeshtë prej 71 mandate sa nevojiten për ta formuar qeverinë.
PS ndiqet nga Partia Demokratike me 59 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD me 3 mandate.