Të fundit

Edhe një protestë e shqiptarëve të Luginës, kësaj here në Medvegjë për kthimin e adresave të shqiptarëve të pasivizuar

Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc, ka paralajmëruar organizimin edhe të një proteste gjithëpopullorë në vazhën e protëstave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kundër diskriminimit shtetëror të Serbisë. Protesta e ardhshme, do të zhvillohet më 3 nëntor (e diel) para Stacionit policor të Medvegjës, me moton “Kthema adresën”, që determinon me adresat e pasivizuara të shqiptarëve të Medvegjës, të cilët, kanë humbur çdo të drejtë në Republikën e Serbisë, ndërsa procesi i pasivizimi i adresave është aktual edhe në Preshevë dhe Bujanoc.

Protesta e së dielës më 3 nëntor, do të jetë protesta e tretë me radhë, të organizuar nga subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës në bashkëveprim me KKSH-ën./LUGINALAJMI/