Edhe një mjek humb jetë nga Covidi, vdes reumatologu Prof. Sylejman Rexhepi
Edhe një mjek ka humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë. Reumatologu Prof. Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë sot në mëngjes.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Shneta drejtori i Klinikës së Reumatologjisë Dr. Avni Kryeziu.
Ai ka thënë se sot në mëngjes është njoftuar zyrtarisht nga kolegët e tij të cilët kanë qenë kujdestar në Mjekësinë Sportive, ku i ndjeri po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë.
“Ka qenë në gjendje të rëndë qe dy javë në intensivë në mjekësinë sportive dhe fatkeqësisht sot në mëngjes më njoftuan kolegët që kanë qenë atjë kujdestar se ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Kryeziu.
Rexhepi është mjeku i dytë që ka humbur jetën nga koronavirusi, pas mjekut familjar në komunën e Vitisë Fadil Zuka. Në Kosovë deri më tani rreth 600 profesionistë shëndetësorë janë të prekur nga virusi, ku prej tyre rreth 200 janë mjekë. /Gazeta Shneta/