Lajme

Edhe Kroacia kundër antarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO?

Kyiv Independent, një nga mediat kryesore ukrainase, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se Kroacia do të bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Kroacia do të bllokojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Presidenti kroat Zoran Milanoviq tha se do të urdhërojë përfaqësuesin e përhershëm të vendit në NATO që të votojë kundër”, ka shkruar ky medium.