Lajme

Edhe Djuriq vajton për KOSTT: Grabitqarët s’mund të na marrin Gazivodën, ne do të fitojmë

I pari ishte ankuar presidenti serb Vucic e tani pas tij s’kishte si të mungonte Djuric me një ‘porosi’ më të zgjeruar e më dashakeqe pas anëtarësimit të KOSTT si institucion i pavarur në rrjetin europian ENTSO. Vucic e Djuric para samitit të Zagrebit e në maj e raportimit të UNMIK në KS të OKB’së sot po provojnë të rrisin pazarin duke u ankuar e tentuar të luajnë rolin e viktimës

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, pretendoi se Gazivoda qenka në rrezik, dhe kërcënoi se grabitqarëve politik nuk do të ju lejohet dhe shtoi se edhe kjo betejë do të fitohej nga serbët.

“Grabitqarët politik dëshirojnë që Serbia të humbë betejën për Gazivodën e Valaqin, megjithatë, për fatinë keq të tyre, do ta fitojmë këtë betejë”.

Djuric kujtoi se kjo betejë do të fitohet ashtu siç i “zvogëluam numrin e njohjeve të pavarësisë së shpallur një anshëm të Kosovës për 17 dhe penguam anëtarësimin e saj në 11 organizata ndërkombëtare”.

Djuric me një thënie patetike vazhdoi e tha se ka një porosi për ata që shfrytëzojnë çdo rast që “sa herë shkel syrin Prishtina e mentorët saj të huaj i gëzohen çdo problemi i sfide që i shkaktojnë Serbisë dh popullit serb” e shtoi: “Ne do të fitojmë”.

Qeveria serbe po provon të duket se vendimi për KOSTT ishte një komplot kundër tyre por kjo dihej se do të ndodhte që prej 2013’s dhe është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.